Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot informoi se në këtë klinikë po trajtohen 141 raste me Covid-19.

QKUK bëri të ditur përmes një postimi se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 , një nga ta, një i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ tre të tjerë me maskë oksigjeni. ​

“Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.”, u bë e ditur në njoftim.

Sot nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë me Covid 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe dy të shëruar./21Media