Haliti: Hajde gjykatës hajde!

Deputeti i PDK-së ka reaguar ndaj dënimit të shqiptuar sot nga gjykata

Xhavit Haliti ka thënë se sot e  ka marrë lajmin e dënimit nga rreth procesit gjyqësorë ndaj Albin Kurtit ku ai është dëshmitarë.

Haliti ka sqaruar se ai nuk ka marrë pjesë në seancë për shkak se asnjëherë nuk është njoftuar se është dëshmitarë në këtë rast, shkruan rtv21.tv

“Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin?Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar”., ka theksuar Haliti.

Haliti po ashtu ka kërkuar nga gjykatësi i cili ia ka shqiptuar dënimin t’i kërkoj falje publikisht.

“Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin. Dhe po ashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht”.

Ndryshe sot me 200 euro gjobë është dënuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në procesin gjyqësor për hedhje të gazit lotë sjellës në Kuvend kanë munguar në seancë./21Media

Back to top button