144 raste me Covid dhe 8 viktima në 24 orë në Maqedoni

 

Janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit, informojnë nga ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.Viktimat janë të moshës 39, 48, 56, 63,65 dhe 83 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informon edhe për 144 persona të infektuar me koronavirus, brenda 24 orëve nga gjithsej 1545 teste të realizuara.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Bilanci i të infektuarve me koronavirus shkon në 16.417, i pacientëve të shëruar 13.732 ndërsa numri i viktimave 683.Numri i rasteve aktive del të jetë 2002./TV21

Back to top button