Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, numër ky rekord i testimit. Nga këto mostra, 145 prej tyre kanë rezultuar positive me Covid-19.

171 persona janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 130, pasi 6 persona të infektuar kanë vdekur.

Këtë e bëri të ditur, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në konferencën e përbashkët për media, me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqin dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./21Media