15 fëmijë vdesin nga vaksina e kontaminuar

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekipi i vaksinimit nuk ka respektuar normat e sigurisë

Rreth 15 fëmijë kanë vdekur në Sudanin e Jugut pas marrjes së vaksinave kundër fruthit, të cilat ishin kontaminuar pasi nuk ishin mbajtur në temperaturën e duhur.

“Një hetim ka arritur në përfundim, se infeksione të rënda dhe efekte toksike duke rezultuar se administrimi i një vaksine ka shkaktuar këtë incident”, deklaroi ministri saudit i Shëndetësisë, Riek Gai Kok në një konferencë shtypi.

“Ekipi i vaksinimit nuk ka respektuar normat e sigurisë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë një fushate vaksinimi të ndërmarrë në një zonë të rajonit Kapoeta, në juglindje të Sudanit të Jugut”, tha ministri i Shëndetësisë.

Back to top button