“Puna ime është specialist i IT, por pasioni im është fotografia,” tha John Wilhelm për veten.

Babai i tij ka qenë një fotograf amator dhe anëtar i disa shoqatave profesionale dhe sipas këtyre, djali është bërë i apasionuar pas fotografisë.

Në vitin 2011, John ka zbuluar magjinë e Photoshop-it dhe që prej asaj kohe, ai tregon gruan e tij të dashur dhe 3 vajzat e tij përmes imazheve mahnitëse.

Ai e quan veten një “fotoholik” sepse është gati të kalojë tërë kohën e tij të lirë në artin e tij të preferuar, shkruan Bright Side.

Më poshtë ju sjellim disa imazhe mahnitëse të këtij fotografi, të publikuara në Bright Side. Ato janë me të vërtetë të bukura dhe frymëzuese./21Media