15 mijë e 758 persona janë konfirmuar me Covid-19, që nga përhapja e virusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç ka informuar dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë konfirmuar 53 raste të reja, ndërsa kanë vdekur tre persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë)

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341”, ka informuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes./21Media