15 mijë e 835 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 15 mijë e 835.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes si pasojë e Covid-19.
Ndërsa nga 7 mijë e 027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 1 mijë e 498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Back to top button