121 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitalin kanë njoftuar se 3 pacientë janë në respiratorë dhe 97 pacientë janë në oksigjenoterapi. E 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali kanë treguar edhe se nga personeli i spitalit janë 19 të infketuar me COVID-19, prej tyre 7 mjekë dhe 6 infermierë dhe 6 punëtorë të shërbimit teknik.

“121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë 7 Mjek, 6 Infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media