15 pacientë në mjekim intensiv në Infektivë, 7 prej tyre të pavaksinuar

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen me oksigjeno-terapi 75 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Nëntë pacientë janë pranuar sot në këtë klinikë, ndërsa 12 pacientë janë liruar.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai ka treguar se 30 pacientë janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer kundër COVID-19, 5 pacientë me tre doza Pfizer, 1 pacient me një dozë Pfizer dhe 2 pacientë me nga dy doza AstraZeneca.
Vishaj ka treguar se 15 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv të Klinikës Infektive. Prej tyre, 2 pacientë janë të intubuar.
Nga pacientët që janë në mjekim intensiv, 6 pacientë janë të vaksinuar me dy doza të Pfizer, 1 pacient me dy doza të AstraZeneca dhe 1 pacient me tre doza të Pfizer. Ndërsa 7 pacientë janë të pavaksinuar.
Ndryshe, Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës sot njoftoi se në spitalet e Kosovës në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 216 pacientë./21Media

Back to top button