Në bazë të të dhënave të publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, 15 persona janë  raportuar të vdekur të  vdekur si pasojë  e Covid-19 në  Shqipëri. Të vdekurit janë  8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.konfrimuar 787 qytetarë pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend.

Nga 2745 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i pandemisë./21Media