15 pacientë të prekur me vrisuin korona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. 8 nga Shkup, 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Ohri, informon Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 3 pacientë të moshave 64, 73 dhe 80 vjeçare.

Në spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 9 pacientë, dy të moshës 54-vjeçare, ndërsa të tjerët janë të moshave 45, 57, 60, 61, 65, 74 dhe 75 vjeç, raporton tv21.tv.

Dy persona nga Shkupi dhe një nga Gostivari, të moshave 65 dhe 82 vjeç, kanë ndërruar jetë në shtëpi. Në spitalin e Strugës ka ndërruar jetë një paciente 67 vjeçare.

Nga gjithsej 1653 teste, 173 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit. 75 janë nga Shkupi, 14 nga Struga, 10 nga Ohri, 9 nga Kumanova, 9 nga Tetova, 8 nga Shtipi, 7 nga Gostivari, 6 nga Dibra, 6 nga Shën Nikolla, 6 nga Prilepi, 4 nga Koçani, nga 3 të infektuar janë regjistruar në Veles, Kavadar, Resnjë dhe Kërçovë, 2 në Gjevgjeli dhe nga 1 në Strumicë, Krushevë, Probishtip, Berovë dhe Vallandovë.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 150 raste të pacientëve të shëruar. Prej tyre 105 janë nga Shkupi, 12 nga Tetova, 10 nga Struga, 7 nga Shtipi, 5 nga Koçani, 4 nga Ohri, 2 nga Negotina dhe nga një i shëruar nga Kumanova, Velesi, Gostivari, Strumica dhe Probishtipi.

Numri i rasteve aktive për momentin është 3556 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 6625 persona, prej të cilëve 2748 janë shëruar ndërsa 321 kanë ndërruar jetë./TV21