Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 737 testime të realizuara, 247 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-116, Kumanovë-4, Shtip-12, Prilep-23, Tetovë-10, Strugë-12, Veles-7, Manastir-8, Ohër-14, Kavadarc-2, Gostivar-10, Strumicë-6, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-5, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Kërçovë-6 dhe Resnjë-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 321 pacientë të shëruar.

Të shëruarit janë nga: Shkup-189, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-9, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-5, Veles-1, Manastir-3, Ohër-7, Kavadarc-5, Gostivar-3, Gjevgjeli-7, Strumicë-16, Kriva Pallankë-6, Koçan-11, Probishtip-2, Berovë-3, Vallandovë-5, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-1.

Betejën me virusin korona e kanë humbur 15 pacientë.

Tetovë-3, Shkup-2, Strugë-2, Koçan-2, Kumanovë-1, Veles-1, Ohër-1, Kavadarc-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1./TV21