15 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, në mesin e tyre një 34 vjeçar

 

Vazhdon të rriten shifrat e infektimeve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, nga 4270 testime në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1089 raste të reja, ndërsa 15 qytetarë kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Situata në spitalet Covid

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç./oranews

Back to top button