Qytetarët e Vushtrrisë të cilët janë infektuar me Covid-19 do të marrin nga 150-350 euro ndihmë nga kjo komunë. Kështu ka marrë vendim sot Komuna e Vushtirrsë.

Po ashtu ndihmë do të marrin edhe familjet të cilët kanë humbur anëtarët e tyre për shkak të Covid—19.

Lidhur me këtë kanë Partia Demokratike e Kosoves – Dega ne Vushtrri ka falënderuar asmableistët e subjekteve tjera për mbështetjen e kësaj iniciative të PDK.

“Me iniciativën e asambleistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrur vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë. “., thuhet në reagimin e tyre./21Media