150 mijë domate derdhen nga kamioni dhe shkaktojnë aksident zingjiror

Një kamion ka derdhur më shumë se 150,000 domate në një autostradë të ngarkuar në shtetin amerikan të Kalifornisë, duke e ndalur trafikun.
Domatet e derdhura shkaktuan përplasjen e shtatë makinave dhe mbyllën pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore të hënën, përcjell portali rtv21.tv
Tre persona kishin lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital pasi theu këmbën , tha Patrulla e Autostradave të Kalifornisë.
Gjatë sezonit të domateve, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për të transportuar perimet në të gjithë shtetin.
Sipas raporteve, një përplasje fillestare bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate të madhësisë s grushtit në një pjesë prej 200 metrash të autostradës.
Makinat kaluan mbi domatet që fshiheshin, duke krijuar sipërfaqe të rrëshqitshme.
Ekipet e pastrimit lejuan që rruga të rihapej disa orë më vonë.
Sipas Shoqatës së Kultivuesve të Domateve në Kaliforni , Golden State prodhon më shumë se 90% të domateve të përpunuara të vendit dhe pothuajse gjysmën e domateve të përpunuara global./21Media

Back to top button