Gjashtë pacientë të prekur nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në këto 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Katër viktima janë nga Shkupi dhe dy nga Tetova, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në Shkup kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një grua nga Shkupi e moshës 70 vjeçare, e hospitalizuar më 16 qershor dhe një grua 76 vjeçare e shtruar më 10 qershor.

Në Klinikën për Nefrologji ka ndërruar jetë një paciente 74 vjeçare ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC ka ndërruar jetë paciente nga Shkupi, po ashtu e moshës 74 vjeçare.

Nga MSH informojnë se në Spitalin “8 shtatori” në kryeqytet ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 66 vjeçare, e hospitalituar më 14 qershor. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një pacient i moshës 71 vjeçare i pranuar në spital më 16 qershor.

Sa i përket rasteve të reja, në këto 24 orët e fundit nga gjithsej 1227 teste, 156 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në Shkup janë 100 raste të reja, Tetovë 19, Kumanovë 11, Shtip 6, Veles 6, Koçan 3, Strugë 2 dhe nga një i infektuar është regjistruar në qytetet Dibër, Prilep, Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli, Karatovë dhe Shën Nikollë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 27 pacientë të shëruar. 10 nga Shkupi, 10 nga Tetova, 3 nga Shtipi, 2 nga Negotina dhe nga një i shëruar në Veles dhe Manastir./TV21