Ledri tregon detaje për bashkëpunimin e reperëve  

Ledri tregon detaje për bashkëpunimin e reperëve  

Reperët e njohur të labelit “RedBox Entertaiment”, Ledri Vula, Gjiko, Lumi B dhe këngëtari Skerdi ishin të ftuar në emisionin 1 Kafe prej Shpisë në RTV21, ku folën për projektin e tyre më të ri, këngën “ Pablo”, në versionin remix, shkruan rtv21.tv

Ledri tregoi se ideja për këtë bashkëpunim ka qenë kaherë, por që tash ishte koha t’i jepet jetë.

Sipas tij, krejt spontanisht kanë rrjedhë punët e përgatitjes së këngës. Ai ka treguar që pikërisht teksa e incizonin këngën u vinin në mend ide për ta plotësuar atë.

Në anën tjetër, Gjiko ka treguar se reperët kanë lidhur inat me reperët anglez, autorët e versionit pa remix të “Pablo”.

“Na kemi lidhë pak inati me anglezë me tregu që jemi më të fortë se ata në Hip Hop edhe veç po shkojmë kështu t’u ua rëndu stazën.  Mandej atyne po ju vjen inati pse remix jonë po dhezë më shumë se kënga e tyne orgjinale”, ka thënë Gjiko./21Media