Asnjë person nuk arriti të mbijetojë

Asnjë person nuk arriti të mbijetojë

Të gjithë pasagjerët në bordin e një avioni të “Ethiopian Airlines” që u rrëzua pak pas ngritjes të dielën kanë vdekur, thotë kompania ajrore.

Sipas tyre 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit besohet të kenë qenë në fluturim ET302 nga Addis Abeba në Nairobi në Kenia.

Linja ajrore shtoi se në bord ishin 33 nacionalitete të ndryshme, transmeton rtv21.tv.

Përplasja ndodhi në orën 08:44 sipas kohës lokale, gjashtë minuta pas fluturimit të nisur nga kryeqyteti etiopian.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Para këtij aksidenti të nëntor të vitit 1996 kishte ndodhur një tragjedi në një fluturim nga Addis Abeba në Nairobi. 123 prej 175 pasagjerëve që ishin në bord u mbytën./21Media