Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kurse, numri i vdekjeve nga Cvodi-19 në Kosovë deri tani ka arritur në 641.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159”, thuhet në njoftim.