Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se 16 persona të prekur me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 258 raste me Covid-19, ndërsa u shëruan 196 persona.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.”, njoftoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media