Facebook u themelua me 4 shkurt 2004

Facebook u themelua me 4 shkurt 2004

Rrjeti social ndër më të përdorurit “Facebook” sot mbush 16 që prej kur është themeluar.

Mark Zuckerberg atë kohë student në Universitetin e Harvardit, me katër shokët e tij të dhomës , Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, fillimisht këtë  rrjet e kishin kufizuar vetëm për sudentët e Harvardit. Mirëpo më vonë e zgjeruar për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Dalngadal Facebook u hap edhe për studentët e kolegjeve të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave dhe në fund për të gjithë personat mbi moshën 13 vjeç.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Përveç rritjes së të ardhurave dhe përdoruesve,  Facebook është përfshirë edhe nga një skandal për shitjen  të dhënave personale të përdoruesve për të cilin themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane. /21Media