Asnjë viktimë nga koronavirusi brenda 24 orëve, informojnë nga ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 1636 teste të bëra.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 69 pacientë të shëruar.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 9412 të infektuar me koronavirus dhe janë shëruar 4940 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 432 të infektuar. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 4040./21Media