Nga 1045 teste të bëra në 24 orët e fundit, 164 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Prej tyre 85 janë nga Shkupi, 24 nga Kumanova, 18 nga Tetova, 9 nga Ohri, 5 nga Shtipi, 5 nga Struga, 3 nga Dibra, 3 nga Prilepi, 2 nga Gostivari, 2 nga Resnja, 2 nga Shën Nikolla dhe nga një i infektuar në qytetet Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Koçan, Makedosnki Brod, Vallandovë dhe Negotinë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një grua e moshës 53 vjeçare, e hospitalizuar më 2 qershor. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 60 vjeçare e hospitalizuar më 9 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 12 pacientë të shëruar, dhe atë 6 në Prilep, 3 në Shkup, dhe nga një në Strugë, Veles dhe Vinicë. Për momentin në Maqedoni janë 1836 raste aktive me koronavirus. Gjithsej të prekur deri më tani janë regjistruar 3701 persona, ku 1694 janë shëruar ndërsa 171 kanë vedkur.

Shkupi është qyteti me numrin më të lartë të rasteve aktive, gjithsej 1040, pas tij vjen Kumanova me 202 raste aktive, në Shtip janë 192 raste aktive kurse në Tetovë 165.

Nga 1045 testet e bëra, 353 janë kryer në Institutin për Shëndet Publik, 23 në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, 152 në Avicena, 95 në Biotek, 166 në Filipi i Dytë, 114 në Sistina me metodën PRC dhe 142 në ASHAM. Gjithsej deri më tani në vend kanë bërë 41.049 teste për COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sot nuk janë bërë testime në kuadër të skriningut./TV21