Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1470 teste të realizuara 168 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup-83, Kumanovë-8, Dibër-2, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-26, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-8, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Krushevë-1 Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-4 Kërçovë-6, Resnjë-1.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 70 persona të shëruar. Shkup-48, Tetovë-18, Veles-1, Gostivar-1, Koçan-1, Resnjë-1.

Ndërsa 3 persona e kanë humbur betejën me virusin korona, dy pacientë nga Shkupi dhe një nga Gostivari. /TV21