Komuna e Mitrovicës ka 17 ditë që nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus. Kështu bëri të ditur sonte kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili bëri të ditut se deri më tani 14 persona janë shëruar, ndërsa, vetëm edhe 5 raste që kanë dalë pozitiv janë ende aktiv.

“Asnjëri prej tyre nuk është i hospitalizuar, pasi që të gjithë janë në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.”, shkroi Bahtiri në facebook.

Sipas Bahtirit, Mitrovica po tregohet qytet shembull se si duhet fitohet lufta me koronavirusin. “Kemi zbatuar jashtëzakonisht mirë rekomandimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.”, shtoi më tutje i pari i Mitrovicës.

Kujtojmë që, në Kosovë nga koronavirusi janë infektuar 1064 persona, 829 janë shëruar, ndërsa, 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media