Me Covid-19 kanë rezultuar 17 mësues dhe 7 nxënës në shkollat e qarkut të Lezhës që nga fillimi i procesit mësimor.

Sipas burimeve 37 mësues dhe 14 nxënës janë të karantinuar në shtëpi me dyshimin se po ashtu janë të prekur nga covid 19.

Edhe pse numri i të infektuarve vijon të ketë rritje progresive, deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve.

Procesi mesimor vijon të zhvillohet duke neglizhuar në disa raste udhëzimet e Ministrisë së Shëndetsisë.

Të paktën 10 mësues dhe 11 nxënës në 5 institucione arsimore në qarkun Dibër janë të infektuar me Covid-19.

Edhe atje mësuesit e prekur nga koronavirusi janë zëvendësuar dhe është lejuar vijimi i procesit mësimor.

Raste të mësuesve dhe nxënësve të prekur me koronavirus janë raportuar thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

Por, rastet kur mësimi në klasa është pezulluar për të vijuar online kanë qenë të pakta. /oranews