Poezi për Festën e Pavarësisë së Kosovës

Poezi për Festën e Pavarësisë së Kosovës

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë.

Me këtë rast, Kosova po merr urime nga krerët më të lartë të vendeve botërore, si dhe janë organizuar një mori aktivitetesh për këtë ditë.

Më poshtë ju sjellim tri poezi kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./21Media

Urime Kosovë

17 shkurti një ditë gëzimi,
Gjithë Kosova hodhi trishtimin,
Se ska kush më që at e kërcënon,
Se ka forca dhe polici që e mbron.

Thot Europa ta gëzoni shtetin
Shqipëtar për jet dhe mote,
Ti kujtoni dëshmortë e Kombit ,
Lavdi t`ju thoni atyre për jet e mote.

Gjaku i tyre ju solli juve sot lirin,
Shijojeni ju thon dëshmorët,
Ti mbroni tokat tona Ilire-Dardane
Që ta gzojn brez pas brezi fmijt tan.

17shkurti 2008 Kosovë,Shqipëria thëret,
Urime pamvarsin, se armiku nuk mund
më në këto troje të bëhet mbret,
Se jemi të fort si gur,nuk mund të del
para neve armiku më kur…..

(Gajur Pajaziti, 17.02.2016)

17 Shkurti

Me pika te gjakut
Te bekuar kosovar,
Te bashkohemi sot ose kurre
Te behemi iliri me nje flamur.

Tash valon i lir flamuri
Me shqiponjen me dy krere,
Erdhi shkurti fluturim
E festojme me plot gezim.

Po mbreteron liria
Lulezon pavarsia,
Sot eshte nje dite e veçante
Sot eshte nje dite e shenuar
Me flamur ne dore jemi duke festuar.

– Sara Leci

Pavaresia

PAVARESIA
SA ME GEZIM TE PRITEM
PAVARESI E DASHUR
TE PRITEM ME VITE
TE PRITEM ME SHEKUJ
E DHAME MOTREN E DHAME VELLAUN
E DHAME SHOKUN E DHAME DAJEN
TE GJITHA I PERBALLUAM….

LULET E PRANVERES NA I MBULUAN
ME TYM TE ZI
FOSHNJEN NE GJIRIN E NENES
NA MBYTEN NEN SY

MOJ E SHTRENJETA PAVARESI
TY TE BETOHEM NE KOSOVE
E TE BETOHEM NE DESHMOR
SE DO TE RUAJ SI SYTE E BALLIT

BASHKE ME NIPA E MBESA TE “ADEM JASHARIT”

– Albana Hajra