17 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar  795 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 17 qytetarë, që ishin të prekur me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 795

Të shëruar ne 24 orë 388

Të shtruar në spitale 439

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 2.352

Testime totale 175.200

Raste pozitive 33.556

Raste të shëruara 16.230

Raste Aktive 16.610

Humbje jete 716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8463

Fier 1257

Durrës 1222

Korçë 934

Shkodër 885

Elbasan 804

Vlorë 834

Lezhë 689

Berat 527

Gjirokaster 469

Kukës 375

Dibër 151./oranews