17 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 953 teste, ndërsa janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja pozitive janë nga: Në Shkup – 26, Radovish – 9, Kumanovë dhe Kratovë nga 6, Prilep – 5, Manastir, Strumicë, Koçan dhe Kërçovë nga 4, Negotinë dhe Dellçevë nga 3, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë dhe Sveti Nikollë nga 2, Kavadar, Shtip dhe Kriva Pallankë nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 197 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Ndërsa 17 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 154 mijë e 891, numri i pacientëve të shëruar është 146 mijë e 499, numri i vdekjeve është 5 mijë e 249, ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 143./21Media

Back to top button