Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 2 mijë e 186 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë, ndërsa 17 të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 839 numrin total të vdekjeve.

Aktualisht në 4 spitalet Covid janë të shtruar 484 qytetarë, nga të cilët 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 528 qytetarë duke e çuar në 19.912 totalin e tyre nga nisja e pandemisë./21Media