17 viktima nga protesta në Kolumbi
Rreth 17 njerëz janë vrarë në pesë ditët e fundit nga protesat e mbajtura pas propozimit të reformave të reja tatimore.
Të paktën 800 njerëz kanë mbetur të lënduar nga dhuna e përdorur nga forcat policore.
Grupi për të drejtat e njeriut dhe protestues të tjerë kanë akuzuar policinë se kanë përdorur dhunë të panevojshme mbi ta.
Sipas raportimeve të fundit, numri i të viktimave mund të jetë edhe më i lartë, vetëm se disa nga ta ende nuk janë identifikuar.
Ndër të lënduarit, janë edhe policë të shumtë.
Kujtojmë se kjo protestë filloi të javën e kaluar, pasi sindikatat bënë thirrje për grevë, në kundërshtim të propozimeve të reja në lidhje me reformat tatimore./21Media