Një 17 vjeçar është therur me thikë rreth orës 17:00 në një autobus në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë në rajoninë e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin.

”Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti./21Media