Avramopoulos vlerëson lart progresin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Avramopoulos ka shprehur përkrahjen e tij dhe të KE-së për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të martën në Bruksel komisionarin për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me të cilin diskutuan të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave.

Avramopoulos vlerësoi lart progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shprehu përkrahjen e tij dhe të KE-së në këtë proces, për qytetarët dhe institucionet e Kosovës dhe gatishmërinë që të ndihmojë këto institucione në procesin e demarkacionit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të zhvillojë takim me presidentin e Partive Popullore Evropiane, për të kërkuar përkrahjen e tyre në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe avancimin e proceseve të tjera euro-integruese të Kosovës.

Back to top button