Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se janë regjistruar 175 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 971 teste të realizuara. Rastet e reja janë 131 në Shkup, 24 në Kumanovë, 5 në Tetovë, 4 në Veles, nga 2 të infektuar në Shtip, Prilep, Strugë, Gostivar, Shën Nikollë dhe 1 rast në Ohër.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 18 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup 12, në Tetovë 3, në Veles 2 dhe në Shtip 1.

Gjatë 24 orëve kanë vdekur edhe 5 pacientë të infektuar me Covid-19, tre nga Shkupi, një nga Gostivari dhe një nga Prilepi./21Media