176 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 80 të shëruar dhe 9 viktima.

Të infektuarit e rinj janë nga Shkupi 61, nga Kumanova 8, nga Dibra 1, nga Shtipi 14, nga Prilepi 5, nga Tetova 22, nga Struga 19, nga Velesi 14, Gostivar 7, Strumica 1, Koçani 2, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Pehçevë 1, Kërçovë 6 dhe Resnjë 5.

Viktimat janë 7 nga Shkupi dhe nga një nga Tetova dhe Struga.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i epidemisë në vend me numrat e fundit arriti në 6080, prej tyre janë shëruar 2315, ndërkaq betejën e kanë humbur 286 të tjerë. Raste aktive tani për tani janë 3479. /TV21