Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 81 raste, Komuna e Fushë Kosovës 16 raste, Komuna e Prizrenit 10 raste, Komuna e Ferizajt 10 raste, Komuna e Drenasit 9 raste, Komuna e Gjilanit 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 8 raste, Komuna e Lipjanit 6 raste, Komuna e Skenderajt 6 raste, Komuna e Mitrovicës 4 raste, Komuna e Pejës 4 raste, Komuna e Podujevës 4 raste, Komuna e Shtimes 3 raste, Komuna e Vitisë 2 raste, Komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.