179 trupa varrosen brenda një varri masiv në Gaza
179 trupa të vdekur, përfshirë foshnjat, janë varrosur në një varr masiv brenda ambienteve të spitalit Al-Shifa në Gaza, ka thënë të martën drejtori i spitalit, Mohammad Abu Salmiyah.
“Ka kufoma që mbajnë erë në kompleksin spitalor dhe nuk ka më energji elektrike në morgje”, citohet të ketë thënë Abu Salmiyah, shkruan BBC.
“Ne u detyruam t’i varrosnim në një varr masiv brenda ambienteve të spitalit”, ka shtuar ai.
Salmiyah shton se pacientët vdiqën pasi pajisjet jetike të spitalit dështuan për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Kjo ndodh, siç thotë ai, për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për gjeneratorët.