18 mijë euro gjobë për gruan që akuzohet për shpërlarje të parave

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuares P.K për veprën penale “Shpërlarja e parave”.
E akuzuara është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë 6 muajve.
Me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarës konform nenit 44 të KPRK-së, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gashtë (6) muajve, i është zëvëndësuar me dënim me gjobë në shumën prej tetëmijë 8 mijë euro euro.
“Andaj, Gjykata konform nenit 76 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të KPRK-së, për dënimin me gjobë dhe dënimin e zëvendësuar me gjobë të akuzuarës ia shqipton dënimin unik me gjobë në shumë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) €uro, të cilin dënim e akuzuara P.K duhet ta paguajë në afat prej dy (2) muajve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konfrom nenit 92 paragrafi 1 të KPRK-së dhe nenit 282 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.5 të KPP-së, ndaj të akuzuarës konfiskohet shuma e parave prej 91,080.00 £ GPB (nëntëdhjetë e njëmijë e tetëdhjetë funte Britanike), si pasuri që janë përfituar me veprën penale dhe obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në Prishtinë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ti marr nën administrim dhe menaxhim parat e konfiskuara me këtë aktgjykim dhe e njëjtat të administroi në përputhje me Ligjin mbi Agjencinë”, thuhet në njoftim./21Media
 

Back to top button