Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe 19 të shëruar.

“Sot më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Më tej bëhet e ditur se janë shëruar edhe 19 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 690.

“Sot më 14 maj 2020, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media