Jack Evans, 18 vjeçar gati kishte ikur nga drejtësia pas një sulmi seksual, pasi studentja që ai kishte dhunuar nuk ishte ankuar asnjëherë.

Mirëpo dy muaj pas ngjarjes, kur ai kishte dërguar një mesazh për të kërkuar falje për veprimet e tij, ishte zbuluar nga babai i tij Jonathan dhe njerka Sarah, të cilët ishin tmerruar, dhe kishin kërkuar nga ai që t’i tregojë policisë.

Ata e dërguan në stacion policor ku i riu u tregoi oficerëve se çfarë kishte bërë. Policia gjeti viktimën e cila tregoi për sulmin, dhe Jack u akuzua për përdhunim.

Evans u dënua me dy vjet burgim, si dhe u shtua në regjistrin e sulmuesve seksualë./21Media