Hetuesit policorë, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Prandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, sot në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

“E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.