Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 180 raste të reja nga 1272 teste të realizuara.

Në Shkup janë regjistruar 109 raste, në Kumanovë 26, në Shtip 15, në Tetovë 12, në Gostivar 8, Gjevgjeli 2, ndërsa në Strugë, Veles, Ohër, Shën Nikollë, Negotinë, Manastir, Vallandovë nga 1 rast.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Pacientët e shëruar janë 6 nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.  Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi. Sipas të dhënave të fundit nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 2790 persona me koronavirus, prej të cilëve 1632 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 149 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1009./TV21