Në Kosovë sot është regjistruar numër rekord i rasteve të reja me Covid-19. Në 24-orët e fundit janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 276 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 3 mijë e 201 raste aktive me koronavirus.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 7.413  raste, numri i të shëruarve është gjithsej 4.027 . Deri tani betejën me Covid-19 në vendin tonë e kanë humbur gjithsej 185 persona. /21Media