19 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.667 testime të realizuara 19 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 9 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.901 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.168 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në vend janë 246./TV21
 

Back to top button