Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 19 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820.

Po ashtu janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Sipas IKSHPK-së, nga 332 mostra të marra sot, vetëm 4 raste janë konfirmuar me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 52./21Media