19 persona, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 846 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të infektuarit janë zbuluar pas testimit të 2.308 personave.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar./vizionplus