Nëntëmbëdhjetë marinarë janë vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën në një incident në një anije luftarake iraniane e cila u godit aksidentalisht nga një raketë e shkrepur gjatë stërvitjeve detare në Gjirin e Omanit.

Incidenti, i cili vjen mes tensioneve të ngritura midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndodhi të dielën pranë Jask, një port rreth 1.270 kilometra në juglindje të Teheranit, shkruan rtv21.tv.

Televizioni shtetëror e përshkroi sulmin me raketë si një aksident.

Forcat e armatosura të Iranit zhvillojnë rregullisht stërvitje në rrugën ujore strategjike./21Media