Finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll është ''Besa Famiglia''

Finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll është ”Besa Famiglia”

Në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinaliste të Kupës së Hendbollit të Kosovës përfundoi edhe ndeshja e dytë e kësaj faze në konkurrencën e meshkujve,  e cila u zhvillua ndërmjet klubeve hendbollistike ”Besa Famiglia”- ”Trepça”, shkruan rtv21.tv

Pasi e fitoi pjesën e parë të ndeshjes me rezultat 15-06, klubi ”Besa Famiglia” suksesshëm e vazhdoi edhe pjesën e dytë, me ç’rast e mposhti skuadrën e ”Trepçës”, me rezultat 27.

Me këtë fitore ”Besa Famiglia” kaloi në fazën e finales, ku nesër do të ndeshet me klubin e ”Kastriotit”, e cila pak më parë triumfoi ndaj klubit të ”Prishtinës”.

Nesër do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në Hendboll, ku do të ndeshen ”Kastrioti”- ”Besa Famiglia”, duke filluar nga ora 19:00, e cila transmetohet Live në RTV 21Plus./21Media