Shumë ëndërrojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, por pak njerëz guxojnë të provojnë zbardhjen kimike.

Janë isa procedura që mund të kryeni në shtëpi që nuk do të dëmtojnë smaltin tuaj Sigurisht, këto hile nuk janë zëvendësuese për vizitat e rregullta te dentisti. Por nëse ndiqni këtë këshillë rregullisht do të shihni se dhëmbët tuaj do të zbardhen disa tonalitete, ndërsa mishrat e dhëmbëve do të bëhen më të shëndetshëm.

Pastë zbardhuese e bërë vetë: Përzieni 1 lugë çaji shafran i Indisë me të njëjtën sasi vaji të pastër kokosi dhe 2-3 pika vaj nenexhiku. Përdorni këtë përzierje ashtu si pastën e dhëmbëve të zakonshëm – ajo do të kujdeset për smaltin tuaj, do të zbardh dhëmbët dhe do të freskojë frymën tuaj.

Pastë me luleshtrydhe: Merrni një luleshtrydhe të freskët, dhe shtypeni atë me një lugë. Përziejeni atë me kripën më të mirë të detit që mund të gjeni (provoni ta bluani në një mulli kafeje), vendosni pastën që rezulton në një furçë dhëmbësh dhe masazhoni lehtë dhëmbët për disa minuta. Më pas shpëlajeni gojën tërësisht. Për të mbrojtur smaltin tuaj, bëjeni këtë jo më shpesh se një herë në 2 javë.